Pse vallë deponia nuk digjej kohë më parë? Përderisa ishte në pushtetin qendoro VMRO (që nga viti 2006). Fillimisht do i lus qytetarët e Strugës të mos bien në lojën e rrezikshme të VMRO-së. Ky problem vjen nga strukturat lokale të VMRO-së në Strugë. Ishin po këta njerëz të VMRO-së që i lanë fëmijët tanë pa hapësira dhe kushte në çerdhe, ku me kërkesën timen si prind, por edhe të prindërve të tjerë,  intervenoj ish kryetari i komunës Ziadin Sela duke shkarkuar drejtorin, për të ndërhyrë si pushtet lokal për të rehabilituar hapësirat dhe me ndihmën e sponsorëve të cilët i falënderoj publikisht u krijoj kushte dinjitoze dhe të rehatshme për fëmijët tanë. Tani po këta figura, po krijojnë një situatë të pakëndshme për të gjithë ne si qytetar të Strugës, po vënë në rrezik jetën tona, po dëmtojnë ambientin, po ndotin ajrin, po largojnë turistët po na dëmtojnë nga të gjitha drejtimet, edhe politikisht, duke tentuar të bëjnë lojë edhe në Parlament.  Bëjë thirrje për maturi dhe pjekuri, të mos lejojmë të biem në provokimet e tyre, e tua realizojmë agjendat politike. Unë i kuptoj këta njerëz dhe agjendat e tyre, por dua tu bëjë thirrje strukturave politike shqiptare në Strugë, që kujtojnë se këtë situatat duhet ta përdorin për nevojat e zgjedhjeve lokale, duke dal ne protesta “qytetare” të hapin sytë e mos të verbohen nga tymi i zi, e mos të lidhin agjendat me VMRO-në. Prandaj kërkojmë nga autoritetet kompetente të ndërmarrin masat e të zgjidhjet ky shqetësim që kemi, duke menaxhuar mbetjet, përmes një sistemi i cili do krijoj edhe vende te reja të punës, si për riciklim, po ashtu edhe për energji alternative, sipas standardeve evropiane.