Maksima “Truk i vjetër, budalla i ri” si duket gjithmonë gjen vend në hapesirë dhe kohë, jemi deshmitar viteve të fundit të tendencës së ngritjes së figurës së Branko Manojllovskit (apo Xha Brankos siç njihet në opinion) fillimisht nga Kryetari i Bdi-së Ali Ahmeti dhe eksponent të tjerë partiak, të cilët aktin e këtillë të liderit integrist e konsideronin si historik per faktin se Xha Brankoja “u personifikuaka” me ato 50, 70, apo 100 mij Shqiptarët ortodoks të maqedonizuar të shtypur nga ish sistemi me çka afirmimi, ngritja dhe së fundmi përfshirja e Xha Brankos në listat zgjedhore të Bdi-së në zgjedhjet e fundit Parlamentare (pa bazament elektoral) do të shërbej si fillim i demaqedonizimit të kesaj mase, dhe rikthimit tek identiteti i tyre si Shqiptar (Ortodoks).

Kalkulimet për përfitime politike nga kjo “Mini-rilindje” padyshim se kanë qenë të mirë planifikuara nga sponzorizuesi dhe orkestruesi i kësaj fushate, lideri integrist, e që me jetësimin e kësaj çështjeje sdomen se e çon ujin në mulli të vetin, dhe ngritjen e tij si “Rilindas”!!
Shumë nga ne Shqiptar të Maqedonisë jemi dëshmitar të mënyrës së qeverisjes së kësaj garniture politike, për gati dy dekada, varfërim të shqiptarëve, mospërkrahje financiare nga buxheti shtetëror participues të të cilit në masë të konsiderueshme janë Shqiptarët, mos të flasim për raste ku Shqiptarët kanë pasur probleme me sistemin e drejtesisë ku njerëzit burgosen, rrihen u montohen procese gjyqsore, si Monstra,Kumanova,Sopoti, nëpër kazamatet e Maqedonisë mbahen persona të pafajshëm ndërsa abolohen kriminelët, thjesht thënun dështim në çdo aspekt të perfaqësimit, e që prodhon ekzodusin e Shqiptarëve nëpër Europë e gjetiu, në kërkim të një jete më të mirë, shifër kjo që kap numrin prej 620 000 njerëzve,(simbas statistikave) shtrohet pyetja se ky mision i Ali Ahmetit për demaqedonizim te Shqiptarëve Ortodoks është hap i duhur për këtë fazë të zhvillimeve, apo thjesht shërben për të bërë eklipsin karshi deshtimeve te siperpermendura, dhe për amnesti politike?!
Së fundmi në opinion është aktuale çështja për të drejtat e komunitetit LGBT, ku propozues i së cilës u paraqit po ky Xha Brankoja i cili me lot në sy kerkon te drejta të garantuara me ligj për komunitetit në fjalë, kjo lere që ska të bëjë me programin elektoral te Bdi-së, por është tërrësisht në kundërshtim me mentalitetin dhe normat fetare në vend, si tek pala Shqiptare ashtu edhe tek pala Maqedonase.
Shtrohet pyetja ky “Mision” i Ali Ahmetit dhe Bdi-së dështoi, apo pati për qellim nxjerrjen në sipërfaqe të një figure si Xha Brankoja të infiltruar në skenën politike dhe në Kuvend, me qëllim të fillimit të  “Ndryshimit” te mënyrës së politikbërjes (thyerjes së tabuve) që do të përkonte me “standardet Europiane”.
Mbetet të shihet!!
Argjir Beqiri.