Ballina Lifestyle 10 kombinime dimri me veshjet që ke në gardërobë, ҫfarë dominon këtë...

10 kombinime dimri me veshjet që ke në gardërobë, ҫfarë dominon këtë sezon

 

Gjatë sezonit të ftohtë, është shumë e rëndësishme të ndihesh ngrohtë, por jo më pak e rëndësishme është edhe të ndihesh fashion. Për të veshur gjërat bazë nuk duket e vështirë, por ndonjëherë janë idetë ato që mungojnë. Në kombinimet e mëposhtme, me siguri shumë veshje do t’i kesh në gardërobë — ndaj për t’i bërë bashkë do të jetë e thjeshtë. Që nga pulovrat e trasha deri tek palltot e gjatësive të ndryshme janë disa nga veshjet që do të të bëjnë të ndihesh ngrohtë, cool dhe, natyrisht, fashion në ҫdo kohë. Shiko disa kombinime.

 

E gjithë veshja e zezë, një pallto e gjatë dhe atlete.

Një xhaketë stil motori me një shall të trashë, xhinse dhe ҫizme të gjata.

Një pallto treҫerekëshe me pulovër dhe ҫizme të shkurtra.

Një pellush me këmishë xhins, xhinse të ngushta të bardha dhe ҫizme deri në kyҫin e këmbës.

Një xhaketë pellushi me xhinse dhe golf.

Një veshje totalisht e zezë, një shall camel dhe ҫizme me printe leopardi.

Një pelerinë me xhinse të ngushta dhe atlete.

Një pulovër oversize me xhinse të grisura dhe taka të plota.

Pulovër me supe të zbuluara, minifund dhe ҫizme të gjata.

Pulovër me vizatime, xhaketë xhins, xhinse të ngushta dhe atlete