Të dënuarit nga burgu i sigurisë së lartë “Idrizovë” për Pa Censurë konfirmojnë se pas dërgimit të peticionit dhe letrës së hapur para dy javëve nga të dënuarit drejt institucioneve, anjë institucion nuk ju ktheu përgjigje.

Të dënuarit janë revoltuar dhe unanimisht kanë vendosur që nga nesër të futen në grevë urie, tani më janë dakorduar bashkë 1200 të dënuar se nuk do të marrin ushqim, nuk do të dalin në shëtitje dhe nuk do të presin vizita derisa të plotësohet kërkesa e tyre që amnestia të mos jetë selektive duke përfshirit vetëm pjesëmarrësit në ngjarjet e “27 Prillit”!