Leo Messi 13 vite më parë kishte debutuar për herë të parë me skuadrën e Barcelonës, ku do të mbetët për jetë në histori të saj dhe futbollit botëror

Si sot 13 vite më parë, ylli argjentinas Leo Messi debutoi për herë të parë me skuadrën e Barcelonë, ku shkroi dhe vazhdon të shkruaj histori.

Messi ishte inkuadruar në pjesën e dytë në ndeshjen ndaj Espanyolit, ku zëvendësoi mesfushorin portugez, Deco.

Nga ajo ditë e sot, Messi ka arritur të thyej shumicën e rekordeve në Barcelonë, Spanjë dhe Evropë, duke fituar edhe pesë herë Topin e Artë si lojtari më i mirë, rekord.

Përveç titujve individual të panumërt, Messi që nga debutimi i tij me Barcelonën, ka fituar edhe shumicën e titujve kolektiv, duke dominuar shumicën e kohës në Spanjë dhe Evropë.

Messi 30 vjeçar ka kontratë me Barcelonë deri në fund të këtij sezoni, por shumë shpejtë pritet ta vazhdojë atë edhe për të paktën katër vite të tjera. /Express/