Kuqezinjtë munden 4:0 në transfertën me kampionin e Uellsit, The New Saints, mirëpo avansojnë në raundin e dytë të Champions League falë fitores 5:0 në ndeshjen e parë në Shkup.

Shkëndija kalon në raundin e dytë të eliminatoreve të Champions League pasi eliminon kampionin e Uellsit me rezultat të përgjithshëm 5:4. Rezultati 5:0 nga ndeshja e parë dhe disa ndryshime në formacionin bazë (Shefiti, Zejnullai, Wakili dhe Todorovski zunë vendin e Ibraimit, Muratit, Radeskit dhe Taipit) bënë ekipi të ndjejë vetëbesim dhe liri në lojë, ndërsa e gjithë kjo solli ndëshkim nga uellsianët që shënuan tre gola në pjesën e parë. Pas një fillimi të qetë nga të dyja palët, vendasit gjetën epërsinë në minutën e 15-të kur Dean Ebbe realizoi për 1:0. Shkëndija u përgjigj me anë të Juniorit që goditi skaj portës, ndërsa pasuan dy kanose serioze të vendasve që shkuan mbi portë. Pas gjysmë ore loje kuqezinjtë menaxhuan të hudhen në pjesën kundërshtare dhe u kanosën fillimisht me anë të Alimit goditja e të cilit devijohet në rivënie nga këndi, ndërsa më vonë në dy kohë tenton Junior me topin që në fund kontrollohet nga portieri vendas, Harrison. Në periudhën më të mirë të Shkëndijës, TNS arriti të sjellë dy goditje tjera për epërsi 3:0. Fillimisht në të 30-ën Redmond pret mirë asistin nga e djathta dhe shënon për 2:0, ndërsa goli i tretë erdhi në minutën e 38-të Cabango gjendet mirë në zonë për avantazh të lartë prej tre golavë të ekipit vendas.

I pakënaqur me rezultatin trajneri Osmani pjesën e dytë e nisi me dy zëvendësime, duke inkuadruar në lojë Ibraimin dhe Radeskin në vend të Shefitit dhe Todorovskit. Kjo bëri që në minutat e para imazhet në fushë të ndryshojnë me kuqezinjtë që hodhën lojën në pjesën e kundërshtarit, por pa krijuar ndonjë mundësi më serioze. Të vendosur në sulm logjikisht mbeteshin hapsira për kundërsulme të vendasve dhe në disa raste u deshën intervenime të mbrojtësve dhe portierit Zahov për të mbajtur të paprekur rrjetën në pjesën e dytë. Në minutën e 72-të Ibraimi nga gjuatja e lirë nuk gjen kuadrantin, ndërsa të njejtin efekt pak më vonë kishte tentimi i Alimit. Shkëndija ishte me shumë fat në minutën e 75-të kur vendasit i’u afruan golit të katërt, por fati sportiv ishte me kuqezinjtë kur goditja e Routledge u ndal në shtyllë, Adili në vazhdim ndali tentimin e Edwards-it, ndërsa pas disa sekondave Mullan me kokë drejton topin skaj portës. Në minutat shtesë kuqezinjtë mbetën pa Radeskin e lënduar, ndërsa me epërsi numerike vendasit menaxhuan golin e katërt me anë të Byrne. Gjithsesi kjo nuk u mjaftoi vendasve dhe kuqezinjtë kalojën më tej me rezultat të përgjithshëm 5:4.

Stadiumi: ‘Park Hall Stadium’ në Oswestry të Uellsit
Shikues: 756
Arbitër: Pavel Orel (Republika Çeke)
Arbitra anësorë: Petr Blazhej dhe Petr Caletka (Republika Çeke)
Delegat: Miroslav Ryszka (Poloni)
Golashënues: Ebbe 15’, Redmond 30’, Cabango 35’ dhe Byrne 90’+6 (The New Saints)
Kartona të verdhë: Routledge, Mullan, Harrison dhe Marriot (The New Saints), ndërsa Bejtullai dhe Musliu (Shkëndija)
Karton i kuq: /
THE NEW SAINTS: Harrison, Marriott, Holland (Byrne 88’), Cabango, Routledge, Redmond (Cieslewicz 83’), Hudson, Mullan, Ebbe (Draper 56’), Lewis, Edwards.
Trajner: Scott Ruscoe
SHKËNDIJA: Zahov, Wakili, Bejtullai, Alimi, Musliu, Shefiti (Ibraimi 46’), Zejnullai (Çeshmexhiev 88’), Junior, Emini, Adili, Todorovski (Radeski 46’).
Trajner: Qatip Osmani