27 prilli i vitit 2017 ishte dita kur u bë kthesa e madhe, u thye regjimi dhjetëvjeçar VMRO-BDI dhe pikërisht Ziadin Sela ishte vota e 61-të që e solli ndryshimin me çka Maqedonia u kthye sërish në rrugën pro-perendimore të cilën e kishte humbur një kohë të gjatë.

Thonë historia përsëritet, pikërisht sonte në një atmosferë shumë të tensionuar kur u soll vendimi për ndryshime kushtetuese gjë për të cilën nevojiteshin 2/3 votave të Kuvendit prap dy votat e Aleancës si parti opozitare ishin vendimtare për të vulosur rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së.

Ky ishte rasti i dytë pas 27 prillit që Aleanca më sakë lideri i saj Ziadin Sela i jep goditjen e fortë VMRO-DOMNE-së që përfundimisht e dërgon në histori si strukturë politike e kriminalizuar dhe e korruptuar.

Ndryshe sonte Kuvendi bashkë me vendimin për ndryshime kushtetuese i cili u soll me 80 vota “pro” aq sa është minimumi për të ndryshuar kushtetutën, ka miratuar dhe një konkluzë e cila obligon qeverinë që në afat prej 15 ditëve të dorëzoj propozim amandamntet deri tek Kuvendi për miratim.

Tani praktikisht është hapur rruga për amandamentimin e kushtetutës që përveç qeverisë amandamente mund të propozojnë edhe deputetët.