Edhe sot seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit të përgjakshëm po vazhdon me leximin e sms porosive. Sot po lexohet sms porositë e dëshmitarit Sashko Kocevskit. Sashko Kocev i cili është i punësuar teknik në Kuvend ka marr porosi Vesna Gjergovska dhe një person tjetër të cilin e ka regjistruar si Dani nga Komuna. Ata i dërgojnë vazhdimisht porosi Kocevskit gjatë kohës së protestave për Maqedoni të përbashkët si dhe më 27 prill ku thirrin në mobilizim sa më të madh në protesta. Në seancën e djeshme u lexuan porositë e Krsto Mukoskit dhe Vejsel Memedit.

Ndryshe për ngjarjet e 27 prillit akuzohen 33 persona për prishje të rendit kushtetues.