Nëse jeni mbipeshë, keni vështirësi në tretje dhe kile të tepërta, mund të jetë një ide e mirë për të mos ngrënë produktet e qumështit. Shumica e njerëzve nuk mund të imagjinojnë jetën pa qumësht dhe produkte e tij edhe pse ata janë fajtorët kryesorë për fryrje të stomakut dhe vështirësitë në tretje.

Nga njëra anë, qumështi është një burim i shkëlqyer i kalciumit dhe i proteinave që janë të dobishme për trupin ose për rritjen dhe zhvillimin. Nga ana tjetër, mjekësia popullore pretendon se qumështi nuk është aspak i shëndetshëm dhe se njeriu është i vetmi që pi qumështin e një gjitari tjetër dhe vazhdon ta bëjë atë pas fëmijërisë.

Kjo mbështetet nga fakti që gjithnjë e më shumë njerëz janë intolerantë ndaj qumështit, pra laktozës, sepse sasia e enzimave të laktazës që dekompozon këtë sheqer zvogëlohet me moshën dhe rezulton me vështirësi në tretje. Gjithashtu, sasia e reninës, një enzimë që thyen proteinat, çon në probleme me tretje.

Nëse keni planifikuar të hiqni dorë nga qumështi dhe produktet e qumështit, më poshtë keni disa ndryshime që do të ndodhin me trupin tuaj.

Minimizon aknet 

Qumështi përmban hormone si testosteroni që mund të stimulojnë gjëndrat e lëkurës, sipas një studimi të ‘Dartmouth Medical School’. Me fjalë të tjera, kufizimi i produkteve të qumështit do të zvogëlojë numrin e akneve dhe puçrrave.

Ul dhimbjen e stomakut

Dihet se 75 për qind e popullsisë së botës nuk është intolerante ndaj laktozës, sepse ne jemi të programuar gjenetikisht, kështu që pas fëmijërisë ndalohet prodhimi i një enzime që thyen laktozën. Një formë e intolerances së laktozës është inflamacioni dhe dhimbjet e stomakut.

Ndryshimi i peshës trupore

Nëse përjashtoni produktet e qumështit nga dieta juaj, mund të humbni ose të shtoni peshë. Kjo varet nga ajo që ju doni të hani në vend të djathit, për shembull. Shtimi i peshës vjen kur ju zëvendësoni këtë lloj proteine me ushiqme të pasura me karbohidrate.

Nëse ju pëlqen qumështi dhe keni ndonjë formë intolerance ose ndjeshmërie, atëherë mund të provoni të eliminoni këto ushqime për një periudhë të caktuar kohe për të parë nëse do të ketë një rënie të simptomave. Në këtë rast, ju mund të përdorni alternativa të tilla si qumësht kokosi, bajameje apo orizi.