Ballina Sport Kur fiton kostumi serioz, ndaj atij sportiv…Leksione nga Lorik Cana.

Kur fiton kostumi serioz, ndaj atij sportiv…Leksione nga Lorik Cana.

Huffington Post France i ka kushtuar, para një muaji, një shkrim futbollistit Lorik Cana, i cili, sipas tyre, jo vetëm ka rritur shikueshmërinë e programit ku ishte i ftuar në nëntor, por menjëherë pas tij, të gjithë futbollistët e tjerë kanë ndryshuar veshjen për të qenë në lartësinë e Canës.

Programi i së dielës, “Canal Football Club” që transmetohet nga 19h-21h, me futbollistë të Ligës I, mbledh rreth 1,4 milionë telespektatorë, por më datë 8 nëntor, arriti rekordin me 1,8 mlionë. Futbollistët, sipas HP France, nuk ngurrojnë të nxjerrin kostumin e tyre më të mirë, për t’u ngjitur në skenën e këtij programi. Por, sipas këtij shkrimi, duhen dalluar dy periudha gjatë këtij sezoni: para dhe pas një të ftuari special. Ai është Lorik Cana.

“Në fakt që nga koha ku lojtari FC Nantes, erdhi në 18 tetor me një kostum të përkryer blu në gri të kombinuar me një kollare me rombe, të ftuarit e ardhshëm janë ndjerë të detyruar ta imitojnë, me më shumë apo më pak shije…” shkruhet në këtë artikull. Para Lorikut, sipas këtij shkrimi, futbollistët nuk ishin mësuar të vinin me veshje chic, visheshin maksimumi me këmishë. Ata kanë realizuar edhe një video me pamje të të ftuarëve para dhe pas Lorikut për të vënë në pah ndryshimin që ka shkaktuar ai.

Sigurisht, një politikan apo një zyrtar me kostum e kravatë nuk të bën asnjë përshtypje, por me futbollistët nuk është e njëjta gjë. Duke qenë që uniforma e tyre është ajo sportive, sigurisht që tërheqin vëmendjen kur shfaqen me këmishë e kravatë. Dhe duke pasur fizik të përsosur, prej profesionit të tyre, janë kthyer madje edhe në target të stilistëve të mëdhenj. Versace vishte ekipin e Real Madrid në 2013-ën, Armani Bayern e Munich-ut në 2014-ën, apo Hugo Boss Kombëtaren Gjermane po atë vit, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit ku Kombëtarja italiane u komentua gjatë pikërisht sepse djemtë mbërritën në aeroport të gjithë të veshur me kostume chic. Dhe efekti i ndryshimit ishte i menjëhershëm! Si ai i Lorikut

cana

shif videon: