Ballina Lifestyle 4 rregullat e thyeshme të modës

4 rregullat e thyeshme të modës

Ekspertët e modës, na kanë dhënë disa këshilla si të vishemi bukur, duke thyer disa rregulla. Mesa duket na janë krijuar disa ide të gabuara të kombinimeve të veshjeve.

Përzierja e printimeve

Përzierja e printimeve është mënyra më e re e të veshurit. Ka ardhur koha që të mos e vrisni mendjen nëse dukeni të ngarkuar.

Larg kombinimit me veshje metalike

A ju është thënë të mos vendosni një gjerdan ari me një zinxhir argjendi? Nuk është e vërtetë! Kombinimet metalike janë një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë bizhuterive disa dimensione.

Mos e përdorni lëkurën në verë

Keni shpenzuar kaq shumë para për xhaketën tuaj të preferuar të lëkurës dhe nuk mund ta mbani atë edhe në verë? Kjo është qesharake! Trajtojeni xhaketën tuaj të lëkurës si një triko, duke e veshur atë me veshjet e thjeshta të verës.

Femrat e shkurtra nuk duhet të veshin fustane të gjata

Edhe këtë e kemi ditur gabim. Kjo varet edhe nga materiali i veshjes, pasi femrat e shkurtra nuk duhet të kufizohen për të veshur diçka të bukur.

SHPËRNDAJE