Tifozët e Barcelonës nuk e kanë pritur edhe me shumë entuziazëm nënshkrimin me Paulinhon.

Humbja në dy ndeshjet në finale të Superkupës nga Real Madridi, ka zemëruar tifozët e Barcelonës.

Këtë e vërteton mos shfaqja e entuziazmit pas ardhjes së Paulinhos.

Duket se braziliani i ardhur nga Kina për 40 milionë euro nuk ka bindur tifozët katalanë për kalimin e kësaj situate aspak të lehtë të krijuar në klubin e tyre, duke mos e blerë edhe asnjë fanellë të Paulinhos në dyqanin zyrtar të klubit.