Sipas studimeve, njerëzit që hanë mëngjes zakonisht janë më të dobët dhe ata që e shmangin vaktin e parë të ditës, zakonisht, zgjedhin ushqime shumë kalorike për drekë dhe darkë, shkruan Class.

Megjithatë, mëngjesi nuk është gjithmonë mëngjes! Një tas me granola me çokollatë të blera në supermarket është plot me sheqer dhe mund të jetë gjithçka, por nuk është i shëndetshëm. E gjitha varet nga një vakt i balancuar. Tani është koha për t’u përballur me të vërtetën. A i bën këto pesë gabime mëngjesi?

E ha mëngjesin duke ikur

Në vend që të çohesh të përgatisësh biznesin, ti vazhdon fle. Dhe pastaj merr diçka te furra e bukës dhe e ha rrugës. Ti mendon “Çfarë të keqe ka këtu?” Trupi ynë nuk do t’ia dijë nëse ne hamë në tavolinë, rrugës apo kur jemi me nxitim, por ajo që ka rëndësi është sesa përqendrohemi në vaktin tonë: njerëzit që përqendrohen te mëngjesi i tyre hanë me më shumë kujdes. Rezultetet e studimit sugjerojnë që ecja e huton trurin tonë dhe për këtë arsye ne konsumojmë më shumë kalori kur hamë duke ecur. Veç kësaj, duke mos e përtypur mirë ushqimin sepse jemi në nxitim, mund të sjellë probleme me tretjen.

Këshillë: Nëse nuk ke kohë në mëngjes ose rastis të flesh pak më shumë, përgatite mëngjesin tënd të shëndetshëm një natë para. Si thoni për një puding me mango, arrë kokosi dhe fara chia?

Ti po shmang fibrat

Nëse ti konsumon një tonelatë me sheqer për mëngjes, do jesh sërish e uritur pas një ore ose dy. Pse? Sheqeri në gjak rritet pasi ha, pastaj bie po aq shpejt. Përveç kësaj, një vakt i pasur me karbohidrate të thjeshta tretet lehtë. Energjia që i jep trupit nuk zgjat dhe shpejt, do jesh sërish e uritur. Pse? Sepse aparati tretës nuk ka pse të punojë fort. Këto karbohidrate thithen drejtpërdrejt nga zorrët në gjak në formën e tyre të thjeshtë (monosakaride ose sheqerna të thjeshta). Drithërat e paketuara, me sheqer, treten lehtë.

Ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash, tërshëra, produktet integrale, bishtajoret, perimet etj.. janë e kundërta: ti ndihesh më gjatë e ngopur sepse fibrat fryhen në stomak dhe kërkojnë më shumë kohë për të shkuar në zorrë. Fibrat i mbajnë zorrët e shëndetshme, ulin rrezikun e diabetit dhe, sipas studimeve, mund të parandalojnë tumoret e zorrës. Duhet të konsumosh 30 g ushqime me përmbajtje të lartë fibrash në ditë. Si të duket një tas me tërshërë dhe kungull që njihet me emrin zoats me copa çokollate për mëngjes?

Ti nuk po merr proteina mjaftueshëm

Fibrat nuk janë të vetmet ushqime që të mbajnë të ngopur. Proteinat gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm në ndjesinë e ngopjes. Një sasi e përshtatshme proteinash mund t’ju ndihmojë për të qetësuar dëshirën për të ngrënë. Kështu që, merrni sa më shumë nga ky makroushqyes për mëngjes. Ka shumë burime të mira proteinash. Një omeletë me perime dhe bukë integrale, qull tërshëre me kos soje ose natyral me fruta ose tost integral me gjalpë arrash, banane dhe fara chia. Nëse dëshironi diçka të shpejtë, një smoothie shtëpie do të ishte gjithashtu, shumë i mirë.

E dije që…

1-1.7 g proteina për kg peshë trupore të marra gjatë ditës është gjithçka ju duhet, në varësi të nivelit të aktivitetit ditor.

Ti po heq dorë nga yndyrnat

Yndyrnat të shëndoshin? Nuk është aq e thjeshtë. Koha kur produktet e ashtuquajtura ‘light’, rekomandoheshin si pjesë e një diete të shëndetshme, kanë ikur. Ushqimet të pasura me yndyra duhet të jenë pjesë e dietës tënde, si karbohidratet dhe proteinat. Ti duhet të përfshish me qëllim yndyrna të shëndetshme në vaktin më të rëndësishëm të ditës. Gjalpi i arrave, bajameve, kikirikut, farat, avokadot ose kosi natyral me sasi normale yndyre janë opsione të mira. Ato të mbajnë të ngopur dhe kanë shije shumë të mirë.

Ti nuk po ha sa duhet

Një mëngjes i shëndetshëm të jep një start të mirë për ditën. Nëse zgjedh një vakt të balancuar në mëngjes, ke të gjitha shanset që të hash shëndetshëm për pjesën tjetër të ditës. Mos ki frikë të hash një mëngjes të bollshëm: për ta nxitur metabolizmin në mëngjes, është një ide e mirë të ngopesh me ushqime natyrale, si ato që kemi përmendur lart. Në këtë mënyrë je e përgatitur për ditën dhe nuk ke pse shqetësohesh për gërryerjet e stomakut disa orë para drekës.

Tani e kupton që mëngjesi nuk njihet aksidentalisht si vakti më i rëndësishëm i ditës! Ruaj një dietë të ekuilibruar, përqendrohu kur je duke ngrënë dhe ngopu me ushqime natyrale.