50 mijë maska duhet t’i marrin qytetarët që kanë probleme me organet e frymëmarrjes. Nga dikasteri i shëndetësisë tani për tani po shqyrtojnë mënyrën se si të bëhet shpërndarja e maskave.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se atë që mund të bëj si ministër është që ti propozoj masat: Gjatë ditëve me ndotje të lartë të lirohen nga puna gratë shtatzëna, ata të cilët punojnë në ambiente të hapur dhe fëmijët të mos ekspozohen në mënyrë direke kur ndotja është alarmante.
Nga Instituti për Shëndet Publik me apel që secili të kontribuoj në uljen e ndotjes së ajrit. Të udhëtoj me transport publik, në rast se mundet kolegët të shkojnë në punë në mënyrë të organizuar dhe qytetarët të mos shfrytëzojnë çfarëdo qoftë material për ngrohje.