6 mënyrat se si të shpëtoni nga paraqitja e hemoroideve

Nuk mund të uleni, ndjeni dhimbje në vendet intime dhe shkuarja në banjë është e padurueshme nga dhimbja? Ka gjasa të vuani nga hemoroidet. Këto pjesë të vogla të trupit që ju shkaktojnë dhimbje tregojnë se rreth 50% e njerëzve të paktën një herë në jetë kanë pasur dhimbje. E tmerrshme!

Në fakt, ne të gjithë kemi hemoroide gjatë gjithë kohës. Hemoroidet janë një grup i vogël i venave nën mëmbranat e mukozës që qëndrojnë rreth rektumit dhe anusit. Këto bëhen problematike kur venat marrin frymë shpesh herë si rezultat i presionit të madh.

Ushtroni

Kohët e fundit duket sikur ushtrimet janë një kurë magjike për gjithçka që ka të bëjë me shëndetin e trupit tone. Këto jo vetëm që ju ndihmojnë të shmangni probleme të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti, Alzheimer, por edhe i mbajnë muskujt tuaj të lirshëm dhe të zhdërvjellët. E tërë kjo ka të bëjë me atë se sa shpesh i bëni ushtrimet. Kapsllëku dhe lodhja që vjen së bashku me të mund të bëjnë shumë presion në të pasmet. Harvard Health sugjeron 20-30 minuta ushtrime të moderuara aerobik për çdo ditë, si psh. shetitje e shpejtë.

Mbani higjienë

Mbajtja e higjienës për tërë trupin është e domosdomshme, e të mos flasim për vendet e irrituara. Sipas një studimi të 138 njerëzve, shkencëtarët kanë gjetur se larja e rregullt e prapanicës pas jashtëqitjes dhe pastrimi i saj gjatë dushit ka pasur një efekt shumë të rëndësishëm tek pacientët që janë trajtuar me hemoroide. Studimi sugjeron se duhet ti kushtoni vëmendje të posaçme organeve gjenitale.

Konsumoni më shumë fibra

Fibrat janë pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme, poashtu edhe për një prapanicë të shëndetshme. Meqenëse fibrat ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit tuaj, këto parandalojnë edhe paraqitjen e hemoroideve në të njejtën mënyrë ashtu siç ushtrimet parandalojnë kapsllëkun. Duhet të konsumoni rreth 25 deri 30 gram fibra çdo ditë, të cilat mund ti gjeni në ushqimet me përmbajtje të lartë të fibrave si fasulja, brokoli, karrota, drithërat dhe frutat e freskëta.

Pini më shumë

Jo, alkohol asesi! Disa studime sugjerojnë se përdorimi i tepruar i alkoholit në fakt, mund të shkaktojë hemoroidet- pra në vend të saj, konsumi i ujit është më i shëndetshëm. Uji përbën rreth 75% të jashtëqitjes së rregullt. Mbajtja e trupit të hidratuar ndihmon që prapanica juaj të qëndrojë e butë dhe larg kapsllëkut.

Merreni shtruar

Hulumtimet tregojnë se tendosja e tepërt, nga bartja apo shtyerja e sendeve të rënda, mund të shkaktojë rritje të papritur të presionit në enët e gjakut rreth rektumit tuaj, gjë që shpie drejt hemoroideve. Kjo mund të vë në rrezik edhe një mori të problemeve tjera shëndetësore si diabeti dhe humbja e kujtesës, andaj studimet sugjerojnë për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe sulmeve në tru të mbani ndjenja të balancuara. Pra, frekuentoni palestrat por mos harroni të mbani frymëmarrjen e duhur rregullisht derisa jeni duke bart pesha të rënda, me qëllim që të lehtësoheni nga presioni që ju vie poshtë të pasmeve.

Shkoni në tualet kur keni nevojë

Nëse i kushtoni vëmendje trupit tuaj, ju tashmë e dini se kapsllëku është një faktor i madh rreziku për zhvillimin e hemoroideve. Poashtu konsumi i fibrave dhe sasia e mjaftueshme e ujit nuk paraqesin mënyrë të vetme për të mbajtur zorrët tuaja në lëvizje. Është gjithashtu me rëndësi të respektoni nevojën tuaj për të shkuar në tualet. Nëse keni nevojë për jashtëqitje të mënjëhershme dhe ju nuk mund të gjeni ndonjë vend adekuat, e mbani për një kohë të gjatë, kjo mund të vështirësojë gjendjen tuaj, duke e bërë jashtëqitjen të thahet brenda dhe me vështirësi të dale jashtë, thuhet sipas Klinikës në Cleveland.

SHPËRNDAJE