600 intelektualë të Kosovës kanë nënshkruar një peticion me anë të së cilit i kërkohet drejtësisë franceze, lirimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i ndaluar prej kohësh në Francë, pas një kërkese të lëshuar nga Serbia në Interpol, njofton Klan Kosova.

Prezantimi i këtij peticioni nënshkruar nga 600 intelektualët do të bëhet të enjten në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë në orën 11:00.

Seanca e radhës ku pritet të vendoset për lirimin e Haradinajt, apo ekstradimin e tij në Serbi do të mbahet me 27 prill.

Ish-kryeministri i Kosovës është ndaluar më 4 janar nga autoritetet e Francës me një fletë arrest të Serbisë të vitit 2004.