Ballina Kuriozitete 7 gjërat që humbni kur martoheni

7 gjërat që humbni kur martoheni

E kam takuar burrin tim kur isha në shkollë të mesme. Ai ishte në kolegj, unë isha në vitin e fundit, dhe ramë shumë shpejt në dashuri. Pas takimit të parë e dija që pjesën tjetër të jetës dëshiroja ta kaloja pranë tij dhe brenda disa muajve, kishim rezervuar dhe planifikuar dasmën tonë.

Ne ishim (dhe jemi) kaq të dashuruar, asgjë tjetër nuk kishte rëndësi. Nuk kishte rëndësi se unë isha në vitin e fundit në shkollë të mesme dhe nuk kishte rëndësi se ne vetëm sa po fillonim karrierën tonë kolegj. Ne e dinim se do të punonim dhe ishim (ende jemi) po aq të lumtur.

Edhe pse ishim të lumtur, kishte shumë njerëz që kishin shqetësime. “Nuk doni të keni një eksperiencë të vërtetë kolegji?” “Ju do të humbni të gjithë miqtë tuaj” dhe “Ju duhet të jetoni jetën tuaj” ishin të gjitha pyetjet dhe shprehjet shumë të zakonshme që kam dëgjuar pothuajse në çdo ditë deri në ditën e dasmës.

Unë i njoh të gjithë ata që i kishin këto pyetje, këshilla të mira dhe që ishin vërtet kurioz. Në fund të fundit, të martuarit menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme nuk është gjë normale për t’u bërë, por ajo që më shqetësonte vërtet ishte fakti se të gjithë mendonin se do të humbja veten kur të martohesha.

Është e vërtetë që kur martohesh humbet shumë gjëra, por humbja e tyre mund të jetë e dobishme. Këtu janë shtatë gjëra që ju humbni kur martoheni:

Humbni shqetësimin se ju nuk do të  mund të gjeni dikë

Mendoj se kushdo që dëshiron të martohet ka pak ankth se  me ta nuk do të ndodhë. Jo se do të ishte një gjë e keqe nëse nuk do të ndodhte, por shumë njerëz preferojnë të martohen dhe të kalojnë jetën me dikë. Kur ju gjeni dashurinë tuaj, ju humbni atë ankthin e të qenit vetëm (dhe kjo është absolutisht e bukur).

Humbni nevojën për të rënë në sy te të gjithë

Pasi martohesh, ka një person që merr përparësi dhe ai është bashkëshorti juaj. Është e rëndësishme që të përmbushni përgjegjësitë e tjera, por ata njerëz dhe detyra të tjera bëhen pak më pak shqetësuese kur ju jeni të fokusuar në vazhdimësinë e marrëdhënies tuaj me njeriun e zemrës.

Humbni miqtë jo të vërtetë

Kur martohesh dhe përparësitë e tua ndryshojnë, kupton se kush janë miqtë e tu të vërtetë. Është kaq e rëndësishme që të vazhdoni të mbani miqësitë tuaja, por miqtë tuaj të vërtetë dhe të besueshëm do të kuptojnë se tashmë bashkëshorti juaj është prioriteti kryesor.

Humbni disa pasiguri

Gjithkush ka pasiguri. Por kur martohesh, i dashuri i zemrës t’i lehtëson disa prej këtyre pasigurive, sepse e dini se ai ju do më shumë se çdo gjë në botë. Ti fiton një ndjenjë rehatie kur kupton se dikush të do ty dhe gabimet e tua.

Humbni aftësinë për t’u shqetësuar vetëm për veten

Ju ishit personi i vetëm, për të cilin vërtetë duhet të shqetësoheshit kur ishit i vetëm. Por tani që je i martuar, automatikisht shqetësohesh për të dashurën tënde, sepse dëshiron me të mirat për ta. Ju do të bëni gjithçka për t’i mbajtur ata larg nga e keqja dhe ju ndjeni një ndjenjë ngushëllimi kur kuptoni se ata kërkojnë të njëjtën gjë për ty.

Humbni pritshmëritë rreth jetës

Kur u martova mendova se kisha jetuar gjithë jetën. Megjithatë, pas disa ndryshimeve në karrierë dhe rrethanave të tjera të papritura, bashkëshorti im dhe unë mësuam të merrnim jetën ashtu siç vinte. Ju mësoni të jeni të përgatitur për çdo gjë, por duhet të humbni pritjet tuaja sepse jeta është e paparashikueshme. Kur i lini të shkojnë, jeta juaj bëhet shumë më e lumtur.

Humbni pjesë të vetes

Ju mund të jeni personi më kokëfortë në botë, por kur të martoheni ju do të humbni pjesë të vetes. Martesa kërkon durim, kompromis dhe vetëmohim. Ju jepni çdo pjesë të vetes për partnerin tuaj dhe ata bëjnë të njëjtën gjë për ju. Pra, ndërsa po jepni më të mirën nga vetja po fitoni copa të dashurisë tuaj dhe po bëheni një në mënyrën më të bukur.

Është e vërtetë që ju humbni pak kur martoheni. Por këto humbje mundësojnë shpërblime të pabesueshme, të cilat nuk mund t’i merrni në ndonjë mënyrë tjetër.

SHPËRNDAJE