Nuk duhet ta kaloni jetën në kërkim të partnerit. Ndoshta nuk është pikërisht partneri ai që mungon në jetën tuaj. Ndonjëherë duhet të punoni më shumë rreth vetes suaj para se të filloni me kërkimin e partnerit.

Ja disa shenja për shkak të së cilave duhet të qëndroni single:

1.Nuk jeni mësuar ta doni veten

Nuk duhet të jeni në lidhje me dikë tjetër nëse nuk mësoni ta duani veten së pari. Nëse nuk jeni të sigurtë, ekziston mundësia ta fajësoni partnerin tuaj se ju mashtron ose gënjen, sepse nuk jeni e sigurtë përse ju ka zgjedhur pikërisht juve nga gjithë ato njerëz në botë. Kur të mësoni ta duani veten, atëherë do të mund tu ikni dramave të pa nevojshme.

2.Keni një punë ku duhet të fokusoheni shumë

Nëse jeni studente e rregullt dhe punoni gjysëm orari, u ndihmoni prindërve, kujdeseni për motrën ose vëllaun, natyrisht që nuk është kohë ideale për lidhje. Nëse keni shumë obligime, partneri vetëm që mund t’ju shkaktojë më shumë stres.

3.Jeni akoma e dashuruar tek ish i dashuri

Nëse akoma keni ndjenja ndaj ish partnerit tuaj, nuk duhet të filloni një lidhje të re. Kjo nuk është e drejtë për të, e aq më pak për ju. Së pari duhet ta zgjidhni problemin me të kaluarën, e pastaj të filloni me të ardhmen.

4.Nuk keni gjetur dikë me të cilin dëshironi të jeni

Nuk duhet të dilni në takime me dikë vetëm që të mund të thoni se keni partner. Përserisa askush nuk ju intereson, nuk ka nevojë të jeni në lidhje.

5.Më mirë do të kishit fletur në shtëpi

Nëse nuk jeni të interesuar për një lidhje monogamike, mos u përfshini në të. Mund t’i gënjeni të afërmit tuaj dhe të shtireni sikur do tu qëndroni besnikë, por përse ta bëni një gjë të tillë? Nëse doni që vetëm të fleni në shtëpi dhe të mos merreni me askënd, është shumë në rregull. Vetëm jini të sinqertë me njerëzit dhe tregojuni atyre se si ndjeheni në të vërtetë që në fillim. Mos i gënjeni!

6.Nuk dëshironi të përpiqeni

Nëse nuk jeni e gatshme ta përmbushni partnerin tuaj, të dilni me të në takime romantike çdo fund javë dhe të përpiqeni rreth lidhjes, nuk duhet të jeni në lidhje. Nuk është e lehtë të jesh partner i dikujt. Ajo kërkon shumë mund. Nëse për momentin nuk jeni e gatshme të bëni çdo gjë që kërkohet për ta mbajtur lidhjen, atëherë qëndroni akoma single.

7.Është kënaqësi të jesh single

Jeta e personave që nuk janë të përfshirë në lidhje nuk është edhe aq e keqe, ashtu si e bëjnë të gjithë. Kur jeni vetëm keni liri të bëni çfarëdo që dëshironi, çdo fund javë. Keni mjaft kohë për shoqërinë, familjen, hobitë… Mund të flirtoni me secilin person kur të doni. Nëse kënaqeni me lirinë tuaj, nuk ka nevojë të shpejtoni të përfshiheni në ndonjë lidhje. Kënaquni në statusin tuaj deri sa të zgjasë.