Kombëtarja e Italisë u befasua nga Suedia duke u mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 në playoff të Kupës së Botës, “Rusia 2018”.

Kjo ishte një fitore historike për Suedinë, e cila është afër ta siguroj biletën për në Rusi.

Por, Italia ka nëntëdhjetë minuta në dispozicion për t’i “shpëtuar” gjashtëdhjetë vjet, ndeshja e kthimit që luhet në “San Siro”.

Që nga viti 1930, Italia ka munguar vetëm dy herë në një Kupë të Botës, në 1930 në Uruguai dhe në 1958 në Suedi.

Që nga kjo kohë, “Azzurrët” kanë fituar dy tituj të Kupës së Botës (1982 dhe 2006). Ndeshja e kthimit mes Italisë dhe Suedisë zhvillohet ditën e hënë nga ora 20 e 45.