Debatit në lidhje me protestat e paralajmëruara për ditën e martë nga studentët shqiptarë të Maqedonisë, i është bashkangjitur edhe gazetari më I guximshëm shqiptarë, Furkan Saliu. Gazetari Saliu, si duket enkas për protestën e së martës, ju ka kushtuar një status shumë emocional  studentëve  duke ua përkujtuar  amanetin e ish Rektorit Fadil Sulejmani, njëherit edhe kryearkitektit të UT-së.

Ja se cfar shkruan gazetari Furkan Saliu në mesazhin e tij:

“Nuk arritën  të na mbysin me helm në 96-tën, po helmin e lanë në mesin tonë
A e mbani mend amanetin e FADIL SULEJMANIT?
“Ju po hapni dyert e diturisë , e tempullit që do të lëshojë dritën e mendjes, të syve dhe të zemrës në këto troje” tha dikur ai… Eehhh profesor, më mirë që nuk je në këtë botë që të shohësh se dyert e tempullit të diturisë dikush po tenton ti bëjë dyer për të hyrë ne skenën e madhe të politikës .
E çka të themi për mendjen, o profesor… Vetëm për paranë mendon.
Më vjen turp, po jemi bërë edhe të verbër me sytë në ballë , o profesor.
Eh kjo puna e zemrës … E gjitha bota na thotë që kemi zemër të madhe, po ne jemi mbyllur në një rreth të vogël e nuk po e shohim të njëjtën , o profesor.
Zgjohu o profesor! Zgjodhu se na mësove si të luftojmë me armikun, po nuk na tregove se armiku më i madh është në mesin tone
Zgjohu se po humbim! Na munden!
Zgjodhu se e mundën edhe dijen, edhe dritën , edhe zemren, edhe guximin…Po humbim o profesor”!
ZGJOHU O FADIL SULEJMANI!
ZGJOHU O PROFESOR!

Mbetet të shihet, se në çka vërtet asocion porosia e tij, nëpërmjet këtij statusi? Apo ndoshta zbraz mllefin e tij  nga një bisedë qw shqiptarët gjatë do ta mbajnë mend, ndërmjet deputetit Xhevat Ademi dhe “Komandantit” të tij, në të ashtuquajturat “bomba” të Opozitës së atëhershme.

 

/fol. Mk