Për një kohë të gjatë, njerëzve u është nevojitur dhëmbi i pjekurisë për përtypje normale. Dhëmbët e tillë fillojnë të shfaqen mes moshës 12 deri 25 vjet, ndërsa gjatë kësaj periudhe disa doktorë rekomandojnë t’i hiqni.

Por, a është kjo e nevojshme?

Fillimisht, këto janë disa shenja që tregojnë se nuk duhet t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë:

– Nëse janë të shëndetshëm

– Nëse janë rritur plotësisht

– Nëse janë shfaqur në një zonë të duhur dhe nuk pengojnë në funksionimin normal të dhëmbëve tjerë

– Nëse janë të lehtë për t’i pastruar gjatë higjienës ditore orale

Së dyti, këto janë disa shenja që tregojnë se duhet t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë:

– Kur dhëmbët e pjekurisë janë të fshehur dhe nuk mund të rriten. Në këtë rast, ata mund të kontribuojnë në formimin e cistit, i cili mund t’i shkatërrojë rrënjët e dhëmbëve përreth.

– Kur dhëmbët e pjekurisë nuk janë rritur pjesërisht. Vështirësitë që shfaqen me higjienën e tyre dhe, si rezultat i kësaj, një akumulim i madh i baktereve mund të shpie drejt sëmundjeve të ndryshme orale.

– Nëse nuk ka mjaftueshëm hapësirë për t’u shfaqur dhëmbi, pra rritja e tij rrezikon dëmtimin e dhëmbit afër tij.

– Nëse ndjeni dhimbje në zonën ku shfaqet

– Nëse mishi afër është i infektuar, etj.

Pra, nuk ka asgjë të gabueshme nëse nuk i hiqni dhëmbët e pjekurisë dhe nëse rregullisht e vizitoni dentistin. Në këtë rast, pra vizitimi i dentistit rregullisht, ju mundëson të mësoni rreth ndonjë problemi të mundshëm dhe ta shmangni përmes formave të ndryshme.