Mehmet Latifi/

Nga Moska është bërë e ditur se Patriku rus, Aleksej i Dytë, e ka dekoruar presidentin e Maqedonisë Gjorgji Ivanovin me çmimin “Fondacioni ndërkombëtar për unitet të popujve të ortodoks  për vitin 2016”.

Ky çmim i është akorduar dhe i jepet Ivanovit me motivacionin “Për veprimtari të jashtëzakonshme në përforcimin e unitetit të popujve të ortodoks dhe për avansimin dhe promovimin e vlerave krishtere në jetë dhe shoqëri”. Ky çmim Ivanovit do ti ndahet gjatë muajit të ardhshëm.

A është Maqedonia shtet sekular apo laik?  Në bazë të dispozitave të Kushtetutës në fuqi, Maqedonia është shtet sekular, dhe feja është e ndarë nga shteti. Mirëpo, çmimi që I ndahet presidentit Gjorgji Ivanov nga Patriku rus Aleksej i Dytë, e hedh poshtë Kushtetutëne Maqedonisë nga fakti se presidenti  i shtetit sekular nderohet me çmim për “avansimin dhe promovimin e vlerave krishtere në jetë dhe shoqëri”!

Sipas kësaj, presidenti Ivanov gjatë dy mandateve si president i Maqedonisë, paska ushtruar paralelisht edhe detyrën mbase prioritare të udhëheqësit shpirtëror ortodoks, edhe pse KOM, e ka në krye të Sinodit  të KOM, Patrikun Stefan.