Shkruan Mr. Huzeir Mustafi

Duke ju faleminderuar Zaevit sot :

1. BDI udhëheq me 5 komuna shqiptare.
2. Politikanët që duhej të ishin pjesë e historisë, sot janë pjese e qeverisë.
3. Deputetët që duhej të ishin në burg sot luajnë rolin kyç në politikat e qeverisë.
4. Bujar Osmani që dje ishte i korruptuari sot udhëheq procesin eurointegrues.
5. Jankullovska nuk shkon në burg për shkak të foshnjës.
6. Mihajllkov gjoja i përjashtuar nga VMRO amnestohet pasi ja siguroj shumicës 8 vota në parlament.
7. Gruevski në vend se të përfundoj në burg atij ju mundësua ikja për në një shtet tjetër.
8. Përgatitet teren për ti amnestuar të gjithë pjesmarrësit në rastin e 27 prillit!
9. Të gjithë ata që montuan , arrestuan, fyen , rrahën e nënçmuan shqiptarët, në një apo tjetër formë gjejnë mënyrë për tju shmangur dënimit !

Prapa skenave për gjithck ka marrveshje mes LSDM-së dhe VMRO-së, ndërsa pjesa tjetër është një loje e tyre që leht lexohet e kuptohet!

Uroj dhe shpresoj që të jetë zvogëluar numri i shqiptarëve që akoma besojnë në përrallën se Zoran Zaev është ndryshe nga të tjerët!