Abdulla Mehmeti: Ja çfarë u kërkohet të votojnë deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë Veriore!

Shkruan Abdulla Mehmeti

Siç shihet nga deklratatat dhe opinionet e tyre, deputetët e partive politike të shqiptarëve nuk e dinë se çfarë përmbajnë propozimet e Qeverisë për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë Veriore, që ata duhet ta votojnë!

1. Data 8 shtator, për bullgarët është ngjarje e rëndësishme, sepse më 8 shtator 1944 është shpallur Republika e Maqedonisë, si shtet i dytë bullgar!

2. Më 8 shtator 1991, po në këtë datë, është mbajtur referendumi për pavarësinë e Maqedonisë, shtet i pavarur dhe sovran, të cilin atëkohë e kanë bojkotuar të gjithë shqiptarët, për shkak se sipas pyetjes së atij referendumi është votuar edhe për bashkimin e Maqedonisë me shtete të tjera ish jugosllave (Serbinë dhe Malin e Zi)!

3. Përmes KAÇKM, në vitin 1944, është vendosur pushteti komunist në Maqedoni, ndërsa krimet e atij regjimi janë dënuar së paku përmes 2 Rezolutave të Këshillit të Evropës, ngjashëm sikur edhe krimet e fashizmit kundër njerëzimit!

4. Nëse qytetarët e Maqedonisë dhe pushteti aktual janë të detyruar ta pranojnë këtë realitet, deputetët shqiptarë nuk kanë pse krenohen, për aq më tepër të mburen për suksese, sepse kjo është detyrë e rëndë nëse nuk bëhen ndryshime në frymën demokratike dhe evropiane, dhe përmban përgjegjësi ndaj gabimeve eventuale, të cilat janë të dënueshme nga historia, herët apo vonë.

Vetëm përfshirja e kërkesave të Këshillit të Intelektualëve Shqiptarë, drejtuar para një muaji organeve të pushtetit dhe faktorit ndërkombëtar, të përkrahura dhe përcjellura edhe zyrtarisht në Qeveri dhe Parlament edhe nga dy partitë opozitare, ASH dhe Lëvizja BESA, për barazi të plotë të popullit shqiptar shtetformues, dhe të gjuhës shqipe zyrtare, mund ta shpërtojë nderin e këtyre deputetëve, por edhe ardhmërinë e shtetit të Maqedonisë Verore, përballë intrigave, marrëveshjeve të fshehta dhe synimeve të shteteve fqinje mbi Maqedoninë në të ardhmen.

Ngjashëm me këtë, po këto parti poltike kanë lejuar që data 3 mars, dita e Marrëveshjes së Shën Stefanit për krijimin e Bullgarisë së Madhe, dhe aktualisht festa më e madhe kombëtare e Republikës së Bullgarisë, të festohet si festë e Komunës së Tetovës, komuna më e madhe shqiptare, e cila aktualisht është edhe qendër politike, kulturore dhe arsimore e shqiptarëve në Maqedoni!

SHPËRNDAJE