Adnan Neziri, kandidat i Aleancës për shqiptarët për kreun e Komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 15 tetor të këtij viti në një prononcim për portalin telegrafi.mk ka përmendur pesë arsye kryesore se pse ai duhet që të përkrahet në këto zgjedhje.

Neziri premton se nëse ai fiton besimin e popullatës do të ndërtoje një shkolle të re dhe moderne në Reçicë si dhe do të zgjidh përgjithmonë problemin me ujësjellësin në Tetovë.

Ky është prononcimi i plotë i Adnan Nezirit për portalin Telegrafi.mk:

Betejën për kreun e komunës së Tetovës para së gjithash e shoh si një angazhim dhe detyrim profesional që duhet me nder dhe efikasitet t’u shërbejë çdo qytetari pa dallim, për një qytet që duhet të merr pamje kompakte, duke i plotësuar standardet për një jetë optimale.

Po përmend shkurtimisht pesë arsyet thelbësore se pse banorët e komunës së Tetovës meritojnë një qeverisje ndryshe me zhvillim ekonomik në interes për komunën e Tetovës:

  1. Ndryshimi, plotësimi dhe zgjërimi i Planit Gjeneral Urbanistik

 

  • Përpilimi i një Plani i cili bazohet në parime të qëndrueshme të zhvillimit.

 

  • Trajtimi i ndërtimeve ilegale në kontekstin e zhvillimeve, parandalimi i parregullsive në fushën e urbanizmit, përfshirë këtu problematikën e infrastrukturës dhe të trafikut të tejngarkuar, dhe posaçërisht ngritjen e vetëdijes qytetare lidhur me problematikat dhe pasojat që në vazhdimësi e degradojnë jetën publike.

 

  • Organizimi i diskutimeve publike, që banorët e Tetovës të jenë të informuar dhe të kenë mundësinë e parashtrimi të komenteve, ku komentet e arsyeshme të studiohen dhe të diskutohen me propozuesit. Konsultimet publike mundësojnë komunitetit afarist, organizatave tjera dhe publikut, gjegjësisht, banorëve në përgjithësi, që të marrin pjesë plotësisht në formësimin e orientimeve planifikuese për zonat e tyre gjatë dhjetë viteve të ardhshme dhe më tej.

 

  1. Hapja e rrugëve dhe sistematizimi i bulevardit “Blagoja Toska”

 

  • Në këtë pikë më primare për punën tonë do të jetë hapja e bulevardit “Blagoja Toska”, e cila është ndër bulevardet që domosdoshmërisht do ta realizojmë brenda qeverisjes sonë, pasi do të lehtësonte trafikun nga stërngarkesat, dhe ndryshe ky investim kapital qytetit do t’i jepte një pamje të re dhe opcion për të lëvizur më lehtë.

 

  • Gjithashtu do të angazhohemi që të bëjmë përmirësimin e rrjetit të rrugëve konform standardeve dhe nevojave të qytetarëve, të cilët do të mund të lëvizin lirshëm dhe pa pasur probleme të llojit aktual.
  1. Mbrojtja e mjedisit – Deponia
  • Mbrojtja e mjedisit është gjithashtu pikë e rëndësishme e qeverisjes sonë me komunën e Tetovës, pasi mbrojtja e mjedisit përbën kushtin themelor ekzistencial për të pasur mjedis të pastër dhe të mbrojtur nga deponitë dhe të ngjashme si kjo. Deponia e krijuar në hyrje të qytetit duhet të zhvendoset dhe të krijojmë fabrikë, e cila do të riciklojë mbeturinat, që mjedisi të mos mbulohet në plehra që të rrezikojnë jetën e qytetarëve…

 

  • Mbjellja e fidaneve të reja nëpër bulevarde dhe rrugët e qytetit…

 

  • Krijimi i lokacioneve të gjelbërta për të pasur një qytet të rregulluar mirë dhe të pastër.

 

  • Rregullimi i shtretërve të Lumit Shkumbin dhe pastrimi i të njëjtit për të pasur rrjedhjen normale…
  1. Ndërtimi i shkollës fillore të re në Reçicë të Vogël – 1.7 milon €uro

 

  • Ndërtimi i shkollës fillore të re në Reçicë të Vogël përbën një prej prioriteteve tona në sferën e shkencës, arsimit dhe kulturës. Pasi autoritetet e komunës do të angazhohen maksimalisht që të investojnë dhe të kujdesen në zhvillimin e arsimit dhe kulturës së qytetit, pasi arsimi dhe kultura janë pika e identifikimit të kësaj shoqërie.

 

  • Do të bëjmë riemërtimin e emrave të shkollave komunale, të cilët janë me emra të komunizmit dhe kështu do të heqim këtë problematikë të Tetovës që ka mbajtur peng këtë çështje prej kohësh. Riemërtimi i emrave të shkollave komunale do të jetë një sfidë e jona për të cilën do ta artikulojmë përmes zgjidhjeve adekuate.
  1. Paraqitja e problemeve të ujësjellësit

 

  • Furnizimi i ujësjellësit sipas informacioneve që posedojmë duket se është në fazën e saj përfundimtare. Detyra jonë është që këtë problem do ta finalizojmë duke e ndryshuar sistemin apo rrjetin e ujësjellësit. Rrjeti është jashtë funksionit dhe si pasojë e kësaj kemi humbje të konsiderueshme të ujit. Nevoja është urgjente në ndërhyrjen e këtij rrjeti, pasi sipas informacionet është konfirmuar se materiali është dhe kancerogjen. Ndryshimi i rrjetit sjell përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe njëkohësisht mbron shëndetin publik të qytetarëve të Tetovës. Problemin e ujësjellësit do ta realizojmë brenda mandatit 4 vjeçar, duke i vënë në dispozicion të gjitha mekanzimat e mundshme. /Telegrafi.mk/