Adnan Neziri, i vetmi kandidat për të parin e komunës së Tetovës që mund ta kthente dinjitetin dhe autoritetin e përfaqësimit të duhur për të gjithë qytetarët tetovarë. Deri tani kemi qenë dëshmitar të një uzurpimi dhe të një jotrasnparence për punën e komunës nga kryetarja Teuta Arifi, dhe kemi parë se ajo më tepër i ka dhënë prioritet interesit dhe politizimit të administratës, sesa interesit të qytetarëve.
Tetovës i mungon investimi në çështjet e duhura, sot kemi një qytet që ka papunësi të theksuar, politizimi të administratës dhe stërngarkim të saj, deponi të egra kudo që të hysh në qytet, ndërsa për ti thënë JO kësaj duhet të gjithë ne qytetarët të mobilizohemi e ta përkrahim figurën më të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme për qytetarët Adnan Nezirin.
Të vetëdijshëm se përkrahja për Tetovën është padyshim Adnan Neziri, që njihet edhe si zyrtari që ushtronte detyrën e financave të komunës me përgjegjësinë dhe transparencën më të madhe të mjeteve publike në drejtim të duhur.
Tetovarët të zhgënjyer nga të gjitha udhëheqësit e deritanishëm, tash e kanë mundësinë për ta ndryshuar fatin e tyre, duke e përkrahur njeriun modest që do të mund të shërbejë njësoj për të gjithë komunitetet dhe qytetarët e komunës së Tetovës. Ne besojmë në ekipin dhe njohuritë dhe përkushtimin e tij, prandaj opcioni për Adnan Nezirin, kryetar i Tetovës është më së e nevojshme.

Shkruan Besmir Esati