Borxhi i komunës së Tetovës ku përfshihen detyrimet ndaj shkollave, ndërmarrjes komunale “JKP”, transport për fëmijët dhe detyrimet ndaj operatorëve që kanë realizuar “punime” infrastrukturore në qytet, kanë arritur vlerë prej 15 deri më 18 milion €.

Unë dhe ekipi im i ekonomistëve jemi në pregaditje e sipër të planit se si mundet të paguhen borxhet dhe të stabilizohet buxheti komunal.  Ç’rregullimi financiar i komunës bie në kurriz të tetovarëve, prandaj kemi infrastrukturë të dobët! 

BDI-ja si strukturë partiake udhëheqëse në Tetovë ka përgjegjësi për këto borxhe sepse kjo është vepër kolektive e partisë!