Shkurtin e shkuar, facebook bëri 10 vite! Nuk është një shifër e vogël dhe me shumë mundësi, prej 10 vitesh, edhe ti gjendesh në të! Ke miq që as nuk i kujton se janë aty por që të shohin në gjithçka që bën. 

Fillojnë që nga kopshti e deri te studimet pas universitare. Të njohur nga puna, miq të përbashkët, ekipe sportive…gjithandej! Të gjithë takohen në facebook! Ndodh shpesh që interesat e qëllimet e tua për përdorimin e rrjetit më të madh social të ndryshojnë; ti kupton befas që nuk kanë pse të kenë akses të gjithë te fotografitë e tua. Po të mendosh që ata njerëz aty, janë vetëm gjysma e atyre që do njohësh në vitet e ardhshme, nis analizon statusin tënd në facebook. Duhet të bësh pastrime të herëpashershme dhe janë disa lloje miqsh që më mirë mos t’i kesh pas ekranit! Si t’i kuptosh?! Ndiq udhëzimet për të mësuar se cilët duhet të heqësh:

1. Ata që duhet t’ju hapësh enkas profilin për t’u kujtuar se janë.

2. Ish të dashurin/dashurën e shoqes/shokut

3. Miqtë e ish-ave të tu

4. Të gjitha kompanitë e PR-it

5. Shoqet/shokët e kopshtit që mund të tremben nga ndryshimet e tua

6. Të gjithë ata që ke takuar rastësisht, vetëm 1 herë

7. Mamanë e ish shoqes tënde të ngushtë

8. Atë djalin/vajzën me të cilën shkove vetëm një natë, ca vite më parë

9. Të gjithë ata të panjohur me të cilët, rastësisht, je dehur

10. Njerëz që nuk sheh e nuk komunikon prej vitesh11. Modelin/modelen që poston selfie çdo 1 orë

12. Atë shoqen që është vazhdimisht në kërkim të vetvetes

13. Ata që nuk komentojnë apo pëlqejnë kurrë! Janë aty, në çdo rast!

14. Kushërinjtë nëpër botë që janë 30 vite më të mëdhenj se ti!

15. Pedagogët

16. Mos fshi askënd nëse punon në një portal online!