Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka thënë se menjëherë pasi kanë dëgjuar informacionet që Ziadin Sela është sulmuar janë interesuar për të, por sipas tij informacionet e fundit flasin se ai është mirë tashmë.

Gashi ka thënë se protestuesit kanë kërkuar “kokën” e Zeqirija Ibrahimit dhe i kanë ofenduar rëndë depuetët e BESËS, sipas tij falë Zotit ata kanë arritur të shpëtojnë nga ajo katrahurë, kështu ata kanë qenë të fundit që kanë dalë prej seancës plenare.