Afrim Gashi u zgjodh në krye të Lëvizjës Besa, në kongresin që organizoi grupi i Shkupit në Tetovë, i njohur edhe si krahu i Kahremanit. Ai u zgjodh duke marrë miratimin e shumicës dërmues të delegatëve partiak. Nga 542 delegatë, 522 votuan për, ndërsa 12 ishin kundër dhe dhe 8 të përmbajtur. 

Gashi në fjalimin e tij është përqendruar në pesë shtyllat kryesore të programit të ti: mirëqenia e popullatës, integrimet evropiane, çështja e emrit, drejtësia në vend dhe shtylla e programit politik të Lëvizjes BESA- ridefinimi i shtetit. Këto shtylla programore u përfshinë në një Rezolutë partiake, e cila u miratua në kongres. Për Gashin, zgjedhja e tij ishte ligjore edhe përkundër faktit se përçarja e Besës përfundoi me kontest gjyqësor dhe ende nuk ka një epilog konkret.

Ne jemi të preokupuar me procesin tonë, ky proces sot këtu ka përfunduar. Ajo është një organizatë krejt tjetër, beteja juridike ka filluar dhe do të përfundojë ashtu siç do vendosin gjykatat por, organizata është kjo., kjo është ideja këtu janë njerëzit, pavarësisht emrave të pranohen në gjykatë apo jo. Urojmë që gjykata sa më shpejt të vendosë dhe çfarëdo vendimi që do të sjellë, ne do e vazhdojmë betejën juridike por, beteja politike e qëndrimeve e kultivimit të ideve besoj ëë është më e rëndësishme dhe ne jemi të preokupuar me këtë pjesë – deklaroi Afrim Gashi, Lëvizja Besa.

Sa i përket vazhdimit të koalicionit me Aleancën për Shqiptarët, Gashi në deklaratën e tij pas zgjedhjes kryetar, u shpreh se BESA tani e tutje do të jetë e hapur për bashkëpunim me gjitha partitë politike.

 Ne nuk kemi pasur koalicion por zotim në zgjedhjet lokale,dhe e thash edhe në fjalimin tim se me partitë opozitare do të kultivojmë marrëdhënie shumë të mira dhe nëse mundemi në zgjedhjet e ardhme edhe do të bashkëpunojmë. Ne jemi të hapur – tha ai.

Në kongresin e parë të Lëvizjes BESA u zgjodh edhe kuvendi Qendror partiak, si organ më i lartë mes dy kongreseve. Kongresi i parë i Lëvizjes BESA u mbajt pas përplasjes që shpërtheu në janar mes kreut partiak Bilall Kasami me nënkryetarin e Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi dhe sekretarin e përgjithshëm, Afrim Gashi, që çoi në mbajtjen e dy kongreseve, meqë më 24 shkurt në Shkup, krahu i Tetovës i drejtuar nga Bilall Kasami do të mbajë gjithashtu kongres. Tre deputetë të BESË-s janë me grupin e Gashit, ndërsa dy me atë të Kasamit. Në kongresin e Lëvizjes BESA, morri pjesë edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësues të Partisë Demokratike Turke./Alsat-M/