Raportimet në disa media se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk është në gjendje të mirë shendetësore janë demantuar nga vetë kryetari i kryeqytetit.

Ahmeti lajmet e publikuara nga disa media i ka quajtur keqinformim.

Postimi i tij i plotë:

Më së pari me keqinformu që jam sëmurë, pastaj me keqinformu që kam qenë për trajtim jashtë vendit, tash me keqinformu që kam qenë në Belgjikë edhe mandej me keqinformu që kam bo operacion me hjek kilogramë. Cka me i thënë kësaj?