Dje (Shtator 18) rreth orës 17 dhe 30 minuta, në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kryqëzimit në Kamjan, ka ndodhur aksident trafiku ku janë të përfshirë tre automjete: “Golf” me targa të Kosovës i drejtuar nga një 49-vjeçar E.U nga Kosova, “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga shtetasi 31 vjeçar D.G nga Shkupi dhe automjet mallrash “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 28 vjeçari SH.R nga Tetova, transmeton FOL.

Në këtë aksident, shoferi i pasagjerëve “Mercedes” dhe bashkudhëtarja E.P (25) në të njëjtin automjet, gjithashtu nga Shkupi kanë fituar lëndime të rënda trupore ve dhe me automjetin mjekësor janë transferuar në Spitalin e Tetovës. Pas ndihmës së dhënë, shoferi është lëshuar për trajtim në shtëpi, ndërsa E.P. si emergjencë, është transferuar në klinikat e Shkupit.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektimi dhe është përcaktuar shkaku i këtij aksidenti, në të cilin dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në 300 mijë denarë.