Një aksident tjetër i madh ka përgjakur rrugët e Serbisë. Në autostradën e Nishit, afër daljes në Kragujefc janë aksidentuar disa vetura, tre kamionë dhe një furgon.

Nuk dihet ende bilanci i viktimave, por dyshimet e para tregojnë se në mesin e viktimave janë edhe dy shqiptarë.

Dyshimet e para thonë se shkak i aksidentit ka qenë tymi i shkaktuar nga djegia e livadheve përskaj autostradës.