Në bulevardin “Vëllezërit Ginovski”, në lagjen Maleardi në Gostivar, dje rreth orës 20 e 30 minuta, ka ndodhur aksident ku janë të përfshirë tre automjete të pasagjerëve, “Ford Focus” me targa gjermane, i drejtuar nga shtetasi gjerman 51-vjeçar I.S, “Passat” me targa të Gostivarit, I drejtuar nga 32-vjeçari B.GJ. nga Gostivari dhe “Ford Focus”, gjithashtu me targa të Gostivarit, I drejtuar nga J.H 44 vjeç. nga Vrapçishti.

Shoferët B.GJ. dhe J.H dhe tre pasagjerë të moshës 6, 11 dhe 45 vjeç kanë fituar lëndime të lehta, dhe me automjet tjetër janë transferuar në spitalin e Gostivarit dhe pas ndihmës mjekësore, ata janë liruar nga spitali.

Pas inspektimit në vendin e ngjarjes do të përcaktohet shkaku I këtij aksidenti. Fillimisht shkaku i përplasjes është mos mbajtja e distancës së duhur, ndërsa dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 300 mijë denarë.