Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, transmeton Indeksonline.

Një kamion transportues ka goditur anësoret e rrugës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar fotografi nga ky aksident, ku përveç dëmeve materiale nuk ka viktima në njerëz.

Në vendin e aksidentit është paraqitur menjëherë policia rrugore e cila po merret me shikimin e vendit të ngjarjes.