Policia gjermane ka ndaluar mesnatën e djeshmje një mercedes të zi, ku brenda kishte tre pasagjerë nga Shqipëria.

Mes tyre ishte edhe një 28 vjeçar, ndaj të cilit kishte urdhër për dëbim nga Prokuroria gjermane, shkruan focus.de.

28 vjeçari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën e Erding, ku menjëherë u vendos që të dëbohet për në vendlindje.

Krahas tij, shoferi u gjobit, për shkak se kishte problem me sigurimin e veturës.