Qytetarët e Novi Pazarit të Sanxhakut për dhjetë ditë ishin mikpritës të një kaste të aktorëve. Qendra e qytetit u pushtua nga flamuj kombëtarë shqiptarë, njerëz të veshur me uniforma ushtarake dhe flamuj të UÇK-së.

Bëhet fjalë për skenarin e filmit “Gara e minjve”, nga një shtëpi filmike beogradase. Novi Pazari është zgjedhur të “luajë” rolin e Prishtinës së viteve ’90-ta të shekullit të kaluar.

Filmin bënë fjalë për një femër shqiptare të quajtur Dardana, e cila punon për Misionin e OSBE-së në Kosovë, ndërsa rrëfimin mbi jetën e saj ia ka treguar regjisorit Tobijas Shtrekut, vajza e këtij të fundit, e cila ka punuar gazetare në shtetin tonë.

Roli i Dardanes i takoi aktores Lemana Becirovicit, për të cilën do të jetë roli i parë në ndonjë projekt filmik.

Ajo ka zbuluar se edhe pse do të luajë rolin e shqiptares, nuk e di as edhe një fjalë në gjuhën shqipe.

“Do të jetë e veçantë, sepse do të luajë rolin e shqiptares, por nuk e di asnjë fjalë shqipe. Kjo është edhe një sfidë për mua dhe sa do t’i dal, do të shohim”, tha Lemana.

Përveç kësaj të fundit, do të jenë edhe disa dhjetëra statistë të këtij qyteti serb.