Kafiteritë në Skoci dhe dyqani më i madh i akulloreve kanë vendosur që të ua ofrojnë klientëve akulloren më të famshme në botë.

Për të ardhur deri te shijimi i kësaj akullore, ju duhet të jeni se paku 18 vjeç. Edhe nëse kaloni këtë procedurë se jeni në moshë të rritur, do t’ju duhet të nënshkruani një dokument. Duke nënshkruar dokumentin, ju pranoni përgjithësi prej rrezikut të lëndimit fizik, sëmundjes dhe humbjes së mundshme të jetës.

Pronari i recetës së akullores “Respiro Del Diavolo” (Breath of the Devil) “, thotë se akullorja e kuqe është edhe 500 herë më djegëse se sa salca më e vogël Tabasco.

Piper që përdoret në akullore vjen në një njësi 1.569.300 të nxehtësisë në shkallën Scovil të fuqisë së piperit. Djegësi në këtë akullorë është në masë ë madhe sa që ai që e benë këtë duhet të ketë doreza.

Por ende nuk dihet se cila është receta e kësaj akullore, edhe ps epronari i kësaj thotë se rëeceta e vërtetë daton prej vitit 1936, transmeton gazetametro.net

Ushqimi është i përbërë me një komponent aktiv të quajtur capsaicin, i cili vepron si një “vrasës i dhimbjeve”. Kur konsumohet, capsaicina lidhet me receptorët e dhimbjes në nerva të quajtur TRPV1 në të njëjtën mënyrë që nxehtësia i dërgon sinjale paralajmëruese në trurin tuaj përmes dhimbjes dhe ndjesisë së djegies në gojë.

Trupi i përgjigjet këtij kërcënimi me djersitje, duke shkaktuar shfaqjen e gjakut në fytyrë, lotët në sy dhe rrjedhjen e hundës.