Një burrë ka sulmuar kalimtarët e rastit në qendër të qytetit dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

Sulmuesi ka therur dhe goditur me grushta e shkelma katër kalimtarë në qytetin francez Toulouse.
Në këtë sulm të përgjakshëm janë sulmuar edhe tre policë.  Agresori besohet të jetë një ish-pacient i spitalit psikiatrik.
Pas ardhejes së forcave të shumta të policisë, ai është arrestuar, por edhe kur është futur në veturën e policisë, sulmuesi bërtiste në gjuhën arabe “Allahu është i plotfuqishëm”.
“Ishim duke biseduar në rrugë kurai filloi të na sulmojë. Ai fillimisht e sulmoi djalin tim dhe më pas vajzën”, ka deklaruar një dëshmitar.