Tensioni në botë është rritur shumë dhe duket se tashmë jemi rikthyer në periudhën e Luftës së Ftohtë.

Alarmi është dhënë nga shefi i NATO-s, Stoltenberg i cili ka konfirmuar ndërkohë që rreth 100 000 trupa ruse ndodhen në kufijtë e Europës duke kërcënuar vendet balltike, Ukraninën dhe Rumaninë, shkruan Albeu.com.

Rusia është duke kryer stërvitjen më të madhe që prej Luftës së Ftohtë duke alarmuar jo pak vendet në kufi.

“Situata është e paparashikueshme. Kemi grupet terroriste, kërcënimin e armëve të shkatërrimit në masë nga Koreja e Veriut dhe një Rusi gjithnjë edhe më agresive”., – tha Stoltenberg