Alarmon NASA, nën këmbët tona gjendet një “supervullkan” i cili rrezikon njerëzimin (FOTO)

Kur bëhet fjalë për kërcënime apo ngjarje katastrofike mendja na shkon tek Lufta e tretë botërore.

Por sipas NASA-s, ka diçka shumë se kaq dhe është duke qëndruar nën këmbët tona “supervullkani”.

Me rreth 20 të ashtuquajtura “supervullkanë” të shpërndara në mbarë botën, NASA thotë se një shpërthim i vetëm një prej tyre mund të jetë një kërcënim më i madh për racën njerëzore sesa çdo asteroid.

Për fat të mirë Agjencia Hapsinore ka një plan për ta ndaluar të ndodhë një rrezik i tillë për njerëzimin.

Një krater rreth 30 milje deri 45 milje i mbushur me magmë të nxehtë është i fshehur në nëntokën e Parkut Kombëtar Yelloëstone në SHBA.

Nëse ky krater do të shpërthente në sipërfaqe është e sigurtë që shtetet e SHBA do mbuloheshin nga hiri vullkanik, përcjell albeu.com.

Por, shkatërrimi nuk do të ndalojë këtu. Pluhuri dhe gazrat e lëshuara nga shpërthimi do të fshijnë diellin dhe kjo gjë e zhyt botën në një “dimër vullkanik” që mund të zgjasë për dekada dhe të vrasë miliona njerez.

Shkencëtarët e NASA thonë se kjo gjë do të do ndodhë një ditë nëse nuk zbatohet një plan për të zbutur potencialin shpërthyes të Calderës së Yelloëstone. /albeu.com/

SHPËRNDAJE