Albin Kurti: Shqipëria dhe Kosova, të ndërtojnë BE-në brenda vetes

Ekonomia, integrimi, dhe bashkimi kombëtar, këto kanë qenë disa nga çështjet për të cilat ka folur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një intervistë për Report Tv.

Shqipëria dhe Kosova duhet të ndërtojnë BE-në brenda vetes, pasi nuk janë të integruara ende me njëra-tjetrën . Kështu mendon lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti në këtë intervistë.

Sipas Albin Kurtit, Shqipëria dhe Kosova kanë shumë për të bërë për rimëkëmbjen e ekonomive respektive ndërsa shton se bashkimi kombëtar dhe integrimi europian nuk e pengojnë njëri-tjetrin.

Duke folur për shqiptarët e Maqedonisë, Albin Kurti tha se ata vendosën të heshtin për emrin e ri pasi zgjodhën integrimin sa më shpejt në NATO dhe BE. Ndërsa situatën në Kosovë Albin Kurti e përshkroi kaotike me një qeveri të pakicës, zgjidhja e së cilës do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

Kurti tha se është e djathta në BE që është investuar tek ideja se vendet e Ballkanit fillimisht duhet të reformohen e më pas të integrohen.

Fatkeqësisht të djathtët në BE mundohen të minimizojnë të djathtët e tjerë. Si pasojë e trysnisë së djathtë në BE, mbizotëron bindja se duhet të reformohemi e më pas të integrohemi.

Ne jemi në kontinentin e Evropës, por është thellim i bashkëpunimit ekzistues. Ka një keqkuptim për BE-në, e përjetojnë shumë si vlerë dhe pak si interes. Me strukturën që kemi ne, jemi shumë pak në tregun evropian. Duhet të rimëkëmbim vendet tona, e duke e ndërtuar BE-në brenda vetes sonë, sepse është ky interesi ynë.

I pyetur për aktualitetin politik në Kosovë dhe qeverisjen Haradinaj, Kurti e cilësoi një “qeveri pakice që ka më shumë parti sesa deputetë”.

Kemi një qeveri të pakicës e cila nuk arrin të kalojë proj që sponsorizon. Qeveria ka shumë pak, deputetë, më shumë ka parti se deputetë. Është një dëshmi se në Kosovë mungon dominimi nominal. Është me rëndësi të kemi zgjedhje të lira, t’i hapim rrugë zhvillimit dhe progresit.

I pyetur për tarifën e vendosur në Rrugën e Kombit, Kurti tha se tarifa duhet të hiqet për të afruar shqiptarët sa më pranë njëri-tjetrit.

Besoj që nuk duhet të ketë një taksë të tillë rrugore. Nafta është shumë e shtrenjtë në Shqipëri, paguhet taksa e qarkullimit, është mëse e mjaftueshme. Kemi vetëm këtë bregdet, duam të na hiqet dhe kufiri në Morinë, jo të na dyfishohet.

Kurti foli edhe për bashkimin e shqiptarëve të Shqipërisë me ata të Kosovës. Ai tha se kjo ide nuk ndahet nga ajo e integrimit në BE.

Bashkimi i shqiptarëve nuk është ide e imja. Ne si VV kemi marrë përgjegjësinë për të rivitalizuar. Bashkimi i shqiptarëve dhe BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. ne nuk kemi treg të përbashkët, monedhë të përbashkët, e as bankë qendrore të përbashkët. Më shumë sesa strategjitë na mungon vullneti i elitave politike. Nuk mendoj se ne e zgjedhim bashkimin kombëtar si opsion, por bashkimi kombëtar na zgjedh.

 

SHPËRNDAJE