Verdikti i qytetarëve nuk është diçka që mund të dirigjohet sikur me telekomandë. Por ALEANCA ME BESË do të mund të bëjë fuzimin e vullneteve politike jo vetëm si synim për të fituar pushtetin lokal por edhe për të trasuar një model të ri të politikbërjes për KAUZË e jo vetëm për asfallt.Tani për tani, një marrëveshje e tillë mund të vlerësohet si krejt e natyrshme, por nuk duhet marur me eufori por si PËRGJEGJËSI nga gjithsecili për të kontribuar për të ngadhënjyer mbi zullumin .

Kjo marrëveshje që pritet të promovohet sot zyrtarisht nga lidershipet e këtyre subjektëve , kam bindjen se elektorati i tyre NUK do ti lejojë që kjo të jetë edhe aq e shkurtë , por shqiptarët këtë marëveshje pragmatike zgjedhore do ta konvertojnë në një federatë POLITIKE të këtyre subjektëve. Me këtë do të jepet kontribut i nevojshëm që në këtë shoqëri, të mbisundojnë vlerat demokratike,sundimi i së drejtës ,ndëshkimi i gjithë atyre që mbi një dekadë shpërdoruan skajshmërisht pushtetin, të drejtat dhe liritë e njeriut dhe paratë publike dhe thjesht të synohet NJË JETË E RE por kuptohet synim që mund të arihet me DIJE DHE GUXIM !

Qenan Aliu