Me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës shqipe, Aleanca për Shqiptarët ua uron gjithë bashkëkombësve këtë festë që shënon ditën më të veçantë të gjuhës sonë dhe të shkrimit të saj.

Kjo ngjarje e lavdishme dhe historike për mbarë kombin, 109 vite më parë, në Manastirin e lavdishëm të asaj kohe, i priti krerët, ndër më të shquarit e kombit në Kuvendin historik për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e njësimit të një alfabeti të përbashkët për të gjithë shqiptarët.

Sot edhe pas aq vitesh nga kjo ngjarje e lavdishme e Kuvendit të Manastirit, ne, shqiptarët e Maqedonisë, ende nuk e kemi të zgjidhur si duhet çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në nivelin e zyrtar.

Si për koincidencë, ky përvjetor në Maqedoni festohet në klimën e debatit parlamentar për Ligjin e përdorimit të Gjuhës shqipe. Shpresojmë se të gjithë parlamentarët e Kuvendit të Maqedonisë tanimë do reflektojnë pozitivisht në votimin e ligjit të një gjuhe, alfabeti i së cilës para 109 viteve lindi pikërisht në Manastir./fol.mk/