Nën hijen e pompozitetit të gjoja realizimit të projektit më të madh në shëndetësi, ndërtimit të ndërtesës të Qendrës Klinike Universitare “Nëna Tereze” në Shkup dhe rinovimit të Spitalit të Qytetit në Shkup, Ministria e Shëndetësisë në ikje mundohet ta fsheh mungesën e vaksinave kundër tuberkulozit, e ashtuquajtura BCG.

​Arsyetimet për mungesën e këtyre vaksinave janë qesharake dhe tregojnë joseriozitet institucional dhe mospërgjegjësi ndaj fëmijëve dhe prindërve, që shkakton huti, frikë dhe panikë. Nga burime të sigurta u informuam se ka një muaj që fëmijët lëshohen në shtëpi pa vaksinën e lartëpërmendur duke u arsyetuar se transporti i vaksinës ka qënë i pamundur për shkak të temperaturave të ulëta!!!
​Në anën tjetër pa paralajmërim të pacientëve me termine të rezervuara në Spitalin e Qytetit në Shkup fillohet renovimi i spitalit duke shkaktuar pakënaqësi të pacientët dhe familjarët e tyre për anulimin e operacioneve dhe vizitave të ndryshme.
​Departamenti i Shëndetësisë i Aleancës për Shqiptarët kërkon nga menaxhmenti i Ministrisë të Shëndetësisë që të ndërprejë aktivitetet me prapavijë politike dhe më shumë të merret me sigurimin e barnave dhe materialeve harxhuese të domosdoshme për mbarëvajtjen e punës të mjekëve e personelit tjetër dhe sigurinë e shëndetit të shtetasve të Maqedonisë.- thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.