Shkruan Albrim Hoxha

Kriminelit të luftës, që vrau shqiptarë të pafajshëm, civilë, pleq e fëmijë, Johan Tarçullovskit, Ali Ahmeti i siguroi rrogë mujore prej 5 mijë eurove gjatë kohës që vuante dënimin me burg. E përsëris. Paguhej kur vuante dënim sepse u shpall FAJTOR nga Gjykata Ndërkombëtare për krime ndaj njerëzimit.
Ndërsa, sopotasit që u burgosën pa faj në një proces të montuar (gjatë qeverisjes së Ali Ahmetit), vuajtën mbi 10 vite burg PA FAJ, ndejtën larg familjeve të tyre për më tepër se 10 vjet PA FAJ, sot nuk iu jepet e drejta e dëmshpërblimit. Edhe i burgos edhe luan me to me dekada dhe pasi shpallen të pafajshëm iu thotë “mbylleni gojën e mos kërkoni shumë, se shteti është në krizë e kemi prioritete tjera”.
Nga ana tjetër për çdo ditë po na lodhin veshët e sytë me pallavra për integrim në NATO, por harrojnë se ata janë një ndër shkaqet e bllokimit të këtij procesi për 10 vite.
Sot Bujar Osmani shëtitet e fotografohet duke shëtitur Botës me paratë tona, a harron se më parë duhet të përgjigjet para organeve për akuzat për keqpërdorime financiare prej miliona denarësh a eurosh!

Bacit Sylejman nuk i duhen përrallat tuaja për eurointegrime, nuk i duhet NATO-ja. I duhet bukë për familjen, sepse ai nuk është më në gjendje të punojë. Është i dobët se vitet më të mira i kaloi i mbyllur në qeli, pikërisht nga këto surretër që sot reklamohen se punë tjera nuk dinë ose si lënë të prekin.

Për kryeministrin ç’të them. U pa puna e tij që në momentin kur përkrahu kandidatë me të kaluar të dyshimtë për të parët e komunave. Aty i futi në sirtar të gjithë, Aliat, Bujarat, , Ramizat e të tjerët. Prej atij sirtari nuk del po nuk iu dashte Zaevit. E Zaevit i duhesh për interes të tijin e jo për interesat e atyre që përfaqësoni.

Zoti është i madh. Haqet thonë se paguhen në këtë jetë!