Në emisionin Click Plus në Tv21 me gazetarin Fatmir Aliu në edicionin e sontëm mysafir ishte Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili duke folur rreth rastit të deputetëve që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill dhe ju mundësuan huliganëve të futen brenda, tha se nuk dihet kush i ka hapur dyert e kuvendit, në insistimin e gazetarit se egzistojnë inçizime që publiku i ka parë se kush janë ata që hapin dyert dhe pikërisht në bazë të këtyre fakteve është ngritur akt-akuzë dhe po gjykohen për rastin siç janë deputeti Mukovski, Arnaudov etj.

Ahmeti ishte decid në përgjigje se për këtë gjë duhet ekspertiza ta vërtetoj se kush i ka hapur dyert.

Gazetari gjithashtu e pyeti Ahmetin përse pikërisht këta deputetë që janë të akuzuar votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese para disa ditëve në kuvend, Ahmeti nuk kishte përgjigje direkte duke u arsyetuar se të gjithë deputetët kanë votuar me bindje dhe se personalisht ai ka biseduar me shumë prej tyre për ti bindur për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese.