Shkruan Mubekir Palloshi

Që nga viti 2002 kur u themelua BDI-ja, për shqiptarët filloi një jetë ndryshe. Në vazhdimësi deri sot shohim se si Ali Ahmeti rreh gjoks se është më meritori për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni.

Po, ju jeni më meritori për krijimin e një politike vëllavërasëse që shënoi kulmin e nënçmimit tonë kombëtar.
Prandaj, zotëri Ali Ahmeti, pasi që proklamoni se jeni shërbëtor i shqiptarëve shumë dekada ( gjë që unë aspak nuk pajtohem), mendoj që tani mund ta bëni shërbimin e fundit dhe më të duhurin të karrierës suaj politike:

– Shuane BDI-në për hir të Zotit!
Kështu do ta bëni shërbimin më të madh për shqiptarët në jetën tuaj.