Shkruan Lulzim Aliti

Po shikoj disa postime të një pas njëshme të Valon Belës duke sulmuar bashkimin e forcave Aleancë me Besë!!!

A thua ka kredibilitetin për të sulmuar zotëriu këtë kualicion të natyrshëm Shqiptaro Shqiptarë!?

Kur botërisht dihet se i nderuari ka jashtëzakonisht shumë skandale dhe është i etiketuar me etiketa të ndryshme!!!

Dikur si ushtarë i ndëgjueshëm i Menduh Thaçit filloi një mision që nuk e kishte mjaftueshëm kapacitetin për ta përfunduar, i njejti filloi ti nxjerr dosje Ali Ahmetit si njeri i UDB-ës me titullin Aleksandar Antiç dhe e la në gjysmë pasi që Aliu e joshi me pozicion ne Bdi!!! Un mendoj se dokumentat që posedonte zotëriu ishin të vërteta dhe të sakta bazuar në vrasjet e një pas njëshme të komandantëve të UÇK-së, pastaj burgosjen e ish frontmenëve të 2001 pa asnjë arsye!!!

Pastaj para disa muajsh i qarkulluan disa audio inçizime ku i nderuari kishte ngjitur shkallët e qeverisë për të kërkuar vendin që ia kishte rezervuar Menduh Thaçi për sherbimin e lënë në gjysëm!!!

Edhe pak muaj më herët i nderuari e kërcënoi dhe i bëri probleme kryetarit të Komunës së Çairit Izet Mexhitit duke ia vendosur plumbin mbi tavolinë!!!

A thua pas një kohe i nderuari me një joshje të vogël do ti bashkohet Aleancës me Besë?

Ngelim të shohim nga do të pozicionohet pas datës 29 Tetorë!!!