Opinion ;  Lulzim Aliti, Kumanovë

 Screenshot_2016-06-23-10-33-59-1Dedikuar të #vetëpëlqyerit” dhe #mendjendriturit

Për çdo kënd që mendojnë se Lëvizja për Reforma është kalim i lehtë do u mbetet ashti në fyt. Këtë ide gjithkush e kalon në mend se Lëvizja për Reforma është opcion i vërtetë dhe sulmohet nga gjithkush. Lëvizja BESA nga shumë analistë dhe njohës të rrethanave politike e kuptojnë si një proces jopolitik dhe shpërlarje e trurit të shqiptarëve, dhe kjo duket në kohë se po u kthehet si shtizë. “I vetëpëlqyeri” nuk është lider legjitim, por një top sferik, që hidhet nga gjithkush brenda dhe jashtë. Lëvizja BESA nuk ka lidhje me politikën, pasi është pjellë e habitshme për ta penguar zgjidhjen politike të shqiptarëve. Këta të BESËS do kalojnë në udhët e huaja se ashtu të tillë janë krijuar për ta defokusuar çështjen shqiptare dhe ashtu të brishtë. Nga agjenda të huaja për të penguar sistemin… Do zhgënjehen shpejtë nga vetja dhe nga paraja si donacion i ardhur nga mënyra të dyshimta. Opozitën sesi e bën Lëvizja BESA është trajektore e dyshimtë që i kthehet përmes parave në politikë për ta zgjuar popullin nga varfëria, duke e udhëhequr sipas bindjeve të kundërta me çështjen kombëtare.

 
©fol.mk